Arrestimet e ish-krerëve të UÇK-së, mediat serbe të heshtura dhe në linjë me politikën e Vuçiç
Arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së po përcillet më vëmendje nga mediat në Serbi, por jo me deklarime të shumta të zyrtarëve të saj, të cilët çuditërisht janë përmbajtur. I vetmi që foli ishte Ivica Daçiç, kryetar i Parlamentit serb dhe drejtues i SPS-së, partisë së Slobodan Millosheviçit.
“Nuk është momenti për të festuar se dikush arrestoi Thaçin dhe dikë tjetër. Mund të mirëpresim faktin që gjykata më në fund filloi të punojë dhe të zbatojë detyrën e saj, e cila është të gjykojë krimet kundër serbëve nga UÇK-ja”, tha ai.
Megjithatë, nuk heshtën ish-zyrtarë të lartë të shtetit serb, të cilët tregojnë hapur se Zyra e Prokurorit të Sepcializuar po punon me dosjet e tyre, sikurse thotë ish-Kryeprokurori i Serbisë për Krime Lufte, Vladimir Vukçeviç.
“Ne kemi siguruar mbështetje logjistike për Kryeprokurorin Williamson, i cili në ndërtesën e Prokurorisë për krime lufte në Beograd, ka intervistuar rreth 300 njerëz. Pastaj u formuan Dhomat e Specializuara. Tani ndihem optimist.”
Faktin që Serbia i ka dhënë Zyrës së Prokurorit të Specializuar një listë me pretendime për ekzistimin e burgjeve të UÇK-së në Kosovë dhe Shqipëri, e pohoi edhe kryetari i Komitetit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun.
“I kemi dhënë komplet listën e atyre burgjeve ilegale. 159 prej tyre janë identifikuar nga shërbimet tona, prej të cilëve, 6 kanë qenë në Republikën e Shqipërisë në pjesën veriore, me vendndodhje të sakta, me emra të njerëzve që i kanë themeluar ato burgje, kanë torturuar njerëz, kanë vrarë, masakruar dhe përdhunuar. Kemi plot deklarata për gra të përdhunuara dhe e kemi dhënë edhe këtë listë”, tha ai.
Në Kosovë llogaritet se rreth 20 mijë gra janë përdhunuar gjatë luftës së fundit nga forcat paramilitare dhe ushtarake të Serbisë.
Paradoksi është se tani nëpërmjet mediave, si ajo radikale “Kurir”, kriminelët e dënuar serbë si Vladimir Lazarevic, akuzojnë ish-krerët e UÇK-së si përbindësha që kanë kryer përdhunime, madje edhe të fëmijëve 9 vjeç, në sy të nënave.
Por krime të tilla janë të dokumentuara se i kanë kryer paramilitarët serbë ndaj fëmijëve shqiptarë edhe të moshës 7 vjeç. Vetë Lazarevic, ishte gjenerali i korpusit të Prishtinës, nën urdhrat e të cilit u kryen krimet dhe deportimet me tren drejt Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë, në pjesën më të madhe të mbulimit të mediave të Serbisë, arrestimet dhe proceset e filluara gjyqësore në Hagë, thjesht janë raportuar pa komente.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus