Etilda Gjonaj firmos ekstradimin drejt Italisë të Bujar Sejdinit, i njohur ndryshe me pseudonimin ‘xhaxhi’

12 Nëntor 2020 | 09:23

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur ekstradimin drejt Italisë të Bujar Sejdinit, i njohur ndryshe me pseudonimin “xhaxhi“.

61-vjeçari dyshohet se është pjesë e grupit mafioz “Ndragheta”. Gazetari i  Euronews Albania, Eni Ferhati raporton se brenda datës 25 nëntor 61-vjeçari do të niset drejt Italisë.

Ky i fundit u arrestua në Tiranë më 24 korrik të 2020,  gjatë një operacioni i cili u shtri në disa vende si Kosta Rika, Argjentinë, Itali e Shqipëri, pasi pati negocime për blerjen e 20 kg kokainë në Spanjë.

Në pranga ranë edhe 5 persona të  tjerë, mes të cilëve dhe bashkëpuntori i Sejdinit, Adrian Cekini. 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026