Kritika e Agon Maliqit: BE do të shpëtojë fytyrën me marrëveshjen Kosovë-Serbi
Analisti Agon Maliqi tha në “Now me Erla Mëhillin” se përmes marrëveshjes Kosovë-Serbi, Bashkimi Europian do të shpëtojë fytyrën.
“Është sajuar një dokument i cili thjesht thotë, jemi pajtuar që do të zbatojmë ato për të cilat jemi pajtuar më herët, ndërkohë që akoma nuk dihet se për çfarë jemi pajtuar më herët, kështu që jemi kthyer në pikën 0 sa i përket marrëveshjes, megjithatë e gjithë korniza e propozimit franko gjerman është pozitive dhe sheh përfitime për të dyja palët. Është e qartë që Serbia në këtë raund e ka një mbështetje ndërkombëtare më të madhe se kemi parë ndonjëherë dhe një pjesë të përgjegjësisë për këtë e ka dhe qasja e Kosovës që e ka sjellë në këtë pikë,” – u shpreh Maliqi.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten (më 23 mars) do të raportojë para deputetëve në Kuvendin e Kosovës për takimin në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Kjo u bë e ditur nga shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte
- 15:19 Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu
- 15:12 Ministri i Brendshëm reagon pas protestës: Opozita përpjekje për të penguar rrugën evropiane të vendit
- 15:03 Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim
- 14:49 Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
- 14:45 Seanca plenare, mbërrin në Parlament kryeministri Rama. Policia formon gardhin metalik (VIDEO)