Largohet nga LSI-ja Edmond Panariti: Do angazhohem në një detyrë të rëndësishme
Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti është larguar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Lajmin e ka dhënë vetë Panariti nëpërmjet një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se është larguar nga kjo parti për t’u angazhuar në një detyrë të rëndësishme.
“Të dashur miq, kolegë dhe bashkëpunëtorë! Që nga dita e sotme kam vendosur të ndërpres angazhimin tim si pjesë e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim, për shkak të një ftese për t’u angazhuar në një detyrë të rëndësishme .
Me këtë rast më lejoni t’ju falënderoj përzemërsisht për këtë rrugëtim 16 vjeçar të përbashkët, plot sfida, sakrifica dhe arritje.
Duke ju shprehur mirënjohje dhe falënderim për miqësinë vlerësimin dhe mbështetjen, ju siguroj që do të mbetem miku juaj përherë.”, shkruan Panariti.
Nuk dihet ende se cila është detyra e re Edmond Panaritin, që e “detyroi” atë të largohej nga partia, ku u angazhua për vite me radhë. Ky largim i tij nga LSI-ja ka ardhur 6 muaj para zgjedhjeve.
Në vitin 2012 Panariti u emërua Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe njëkohësisht mbajti edhe postin e Presidentit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.
Ndërsa në vitin 2013 ai u vendos Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave të Shqipërisë.
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit