Qytetari flet për cilësinë e transportit urban: Bëhemi sardele, kushte shqiptarësh

21 Mars 2023 | 09:40

Temë e emisionit “Goodmorning Albanians” në Euronews, këtë të martë, ishte cilësia e shërbimit urban në kryeqytet.

Qytetarët rrëfyen  për kamerën e Euronews përjetimet personale mbi cilësinë e shërbimit të marrë.

Një qytetar tha se në kryeqytet ka linja të mira urbanësh, por që duhet të rritet cilësia e shërbimit dhe t’u përafrohemi kushteve të bashkimit Evropian.

Ai tha se urbanët kanë nevojë për dezinfektim dhe ulje të nivelit të gazrave që emetojnë. Qytetari theksoi gjithashtu se gjatë orëve të mëngjesit fluksi i qytetarëve në urban është shumë i lartë.

“Kjo është linjë goxha e mirë. Kushtet janë shqiptare. Për aq sa i përdor unë. Me kushte shqiptare kuptoj papastërtinë, do të thotë që urbanët kanë nevojë për dezinfektim të përhershëm. Kanë nevojë për eleminimin e zhurmave dhe ndotjes akustike që shkaktojnë, çfarë gazrash emetojnë e kështu me radhë. Nuk kanë ato kushtet që ne pretendojmë për Bashkimin Evropian, normalisht urbani ka ca kushte specifike. Se jam pak i fushës te kjo gjë dhe e di si funksionojnë. Ka momente që në orën 8 e pak bëhemi të gjithë sardele. Në verë janë problem dhe kondicionerët”, tha një qytetar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama në Ankara për Samitin e NATO-s, zbulohet agjenda e tij e takimeve

Kryeministri, Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet në Ankara, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve, bashkëshorteve dhe qeverive të...
11:34 | 07/07/2026

Rama prezanton spitalin e ri: Do të jetë gati në vitin 2028-të, do të trajtojë sëmundjet e komplikuara

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në prezantimin e Health Hub Hospital që do të hapë dyer së shpejti në Tiranë. Gjatë fjalës së tij,...
11:28 | 07/07/2026

Përfshihet nga flakët godina e Postës Shqiptare në Gjirokastër, ndërhyjnë zjarrfikësit

Një zjarr ka rënë këtë të martë në Pazarin e Gjirokastrës. Zjarri raportohet se ka rënë pranë Postës Shqiptare, ku flakët kanë përfshirë fasadën e...
11:15 | 07/07/2026