Atentati ndaj Lulzim Kullës në Shkodër, lirohen nga burgu tre autorët e dyshuar
Lirohen autorët e dyshuar ndaj atentatit të Lulzim Kullës, ngjarje kjo që ndodhur më 13 janar të vitit 2018.
Për Endri Çopjan Gjykata e Shkallë së Parë Shkodër dha masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi i ka mbaruar afati i paraburgimit dhe i është zbutur akuza. Tashmë mbi të rëndon vetëm akuza “sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen”.
Para togave të zeza Çopja ka thënë se i çuar sjell motorin një personi me emrin Toni, për t’ja shitur dhe jo për vrasje.
“Nuk e kam ditur më përpara se kush është. Pasi jam arrestuar kam mësuar se Toni ka qenë Boran Berçana, i cili është vrarë në 15 korrik”, është shprehur ai.
Ndërsa për Argel Lulajn dhe Serxho Tetën u dha masa e sigurisë detyrim paraqitje, pasi është vërtetuar se ditën e ngjarjes nuk kanë qenë në qytetin e Shkodrës.
Pas atentatit ndaj Lulzim Kullës në janar të 2018-ës, për dy vite me radhë në Shkodër pasuan një sërë ngjarjesh kriminale që dyshohet se janë të lidhura me njëra-tjetrën.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut