Fermerët në radhë për naftë, probleme me dokumentacionin
Vijon dita e dytë e aplikimit për skemat mbështetëse në bujqësi. Radhë të gjata janë krijuar që në orët e para të mëngjesit. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga zona të largëta ndaj dhe kjo është një kosto e harxhuar për këta të fundit.
Hapja e disa sporteleve që ofrojnë shërbim nuk i ka shmangur radhët. Kjo për faktin se një pjesë e fermerëve aplikonin për herë të parë dhe kishin mungesë dokumentacioni, ndërsa disa të tjerë kanë hasur bllokim në portalin ku bëhet aplikimi.
“Që në orën 8 e gjysmë kam ardhur, s’kam mbaruar punë vetëm një vërtetim kam marrë, s’ka sqarim as për një gjë,” – u shpreh një qytetare.
“Është shumë e vështirë të rrish në këmbë këtu gjithë ditën dhe mos të sqarohesh. Nuk i bëjmë dot aplikimet,” – tha një tjetër.
Nga skema mbështetëse në bujqësi, kësaj herë nuk do të jenë përfitues vetëm fermerët, por edhe blegtorët, bletarët e peshkatarët. Sakaq aplikimet do të jenë të hapura deri më 11 prill.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta