KLSH: Koncesionet dhe detyrimet e prapambetura, rrezik për borxhin
Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka listuar një sërë kritikash ndaj qeverisë dhe pushtetit vendor për administrimin e buxhetit për vitin 2019. Në Komisionin e Ekonomisë, Drejtorja e Përgjithshme e KLSH-së, Manjola Naço tha se nuk ka një raportim të saktë dhe real të situatës buxhetore, pasi nuk janë përfshirë në llogaritje detyrimet e prapambetura dhe kontratat koncesionare.
“Bazuar në kuadrin ligjor që ka Shqipëri, këto llogaritje nuk futen në llogaritjen e borxhit. Nëse do t’i referohemi standardeve ndërkombëtare, KLSH e ka dhënë dhe më përpara vendimin që duhet të vlerësohen”, tha znj. Naço.
Sugjerimi i KLSH vjen në një moment kur pasiguritë ekonomike janë të mëdha për shkak të pandemisë Covid-19.
“Në qoftë se të ardhurat që do të realizohen në vitin 2020 dhe në vazhdim do të jenë të ndikuara nga pandemia dhe zhvillimet ekonomike, kuptohet që mund të ketë risk të shtuar për shkak të këtyre kontratave”, shtoi znj. Naço.
Por pavarësisht nga sugjerimet, Ministria e Financave i qëndron treguesve të bërë publik në buxhetin faktik të vitit 2019. Drejtoresha e Buxhetit, Mimoza Dhëmbi, tha se janë marrë masat për të parandaluar krijimin e borxheve të reja.
“Është bërë një punë kolosale për të parandaluar krijimin e detyrimeve të prapambetura. Tashmë kemi përgatitur një udhëzim të ri, ku sistemi është i plotë, të gjitha njësitë i regjistrojnë në sistemin e thesarit, dhe publikohen ne web-sitin e Ministrisë së Financave. Nuk i lejojmë institucionet të hapin projekte të reja pa shlyer detyrimet e prapambetura”, u shpreh znj. Dhëmbi.
Stoku i detyrimeve te prapambetura llogaritet mbi 3 miliardë lekë, ndërkohë borxhi publik për 2019-n, në llogaritjet e KLSH-së, rezulton më i lartë se ai që raporton Ministria e Financave.
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës