Urban Story/ Naxhi Bakalli rrëfen 70 vitet e punës së tij si piktor

12 Nëntor 2020 | 19:50

Dashuria më e madhe sublime, e pakrahasueshme, e patjetërsueshme i reziston çdo fortune, çdo kohe. Nëna, kjo është piktura e parë e realizuar 70 vite më parë nga personazhi ynë i përzgjedhur në këtë takim. Naxhi Bakalli, piktori i njohur ndër dekada hap duart e shtëpisë dhe dyert e jetës së tij për Urban Story.

Rrëfimi nis me punën e parë të hedhur në telajo e nuk mund të ndodhte ndryshe personazhi ynë i cili e kishte humbur nënën në moshë të vogël zgjodhi, që në moshën 13 vjeçare të realizonte një portret pikërisht për atë.

“Konkretisht mesa duket zgjimi i një pasioni të veçantë është demonstruar tek një punë, që është figurë e një femre, që për mua ishte një shëmbëllimi i nënës. Domethënë ai portret që patë juve është krijuar krejtësisht nga mendja,”- rrëfen Bakalli.

Dashuria për artin ka një gjenezë dhe piktori e tregon se këtë dashuri e ka marrë nga prindërit.

Serioz, i angazhuar, I formuar këto janë tiparet e një artisti sipas Naxhi Bakallit. Ndaj dhe ekspozita e parë e tij ka qenë shumë herët dhe përjetimet kanë qenë të forta.

“E para ekspozitë ku unë jam pjesëmarrës është viti 1955, kur isha nxënës i liceut. Provova një ndjenjë shumë unikal dhe është një ngazëllim që të shton pretendimin për jetën e mëtejshme,”- u shpreh Naxhi Bakalli.

Naxhi Bakalli na tregoi ngjarjet që e shoqëruan përgjatë gjithë jetës. Ai ka vendosur që në Urban Story për herë të parë për publikun të paraqes punën për fitimin e ndërtimit të murales në Krujë.

“Është para viteve ’80 dhe u bë një konkurs për muzeun e Krujës edhe unë fitova të drejtën që të bëja muralin e atjeshëm. Ajo vepër është bërë në një atmosferë të tillë kur unë isha i paekspozuar,”- tregon Bakalli.

Puna e tij nuk ka ndalur për asnjë çast edhe sot, edhe pse në një formë tjetër të artit dhe jo me portrete.

“Sot me ke gjetur me një tentativë që po bëj të formuloj një libër i cili do të përmbajë motive që unë kam qëmtuar gjatë gjithë jetës time. Njohja e drejtpërdrejtë me trashëgiminë e këtij vendi, të këtij populli duke e respektuar maksimalisht me ato mundësi që kam unë,” – tregon Z.Naxhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026