Urban Story/ Rrëfehet urbanisti Gjergji Papavasili: Katër plane urbanistike për Tiranën në katër dekada punë

12 Nëntor 2020 | 19:54

Nuk kishte si ti mungonte ciklit të rrëfimeve Urban Story një urbanist. Ata mund të mos jenë shumë të njohur për publikun e gjerë, por punët e Gjergji Papavasilit i hasim kudo shkojmë nëpër Tiranë.

Sapo përfundoi studimet e larta arkitekti Papavisili u emërua në një prej institucioneve të kohës, në kryeqytet. Sot, në një rrëfim emocional e kujton me detaje ditën e tij të parë të punës.

“Hyra në një zyrë ku do filloja punë dhe aty pashë një kolektiv me arkitektë, që ishin disa gra dhe disa burra, që mua më janë dukur të mëdhenj. Ata kishin 4-6 vite që ishin në punë, një kohë shumë e madhe. Më është dukur fati i madh të punoja me ta,”-  u shpreh Papavasili.

Realiteti i pas viteve ’90 më ndërtime të vrullshme, pa një plan solli problem për zhvillimin e kryeqytetit. Kaloi më shumë se një dekadë me ndërtime kaotike pa plane urbanistike dhe rregulluese me të cilat po përballej kryeqyteti dhe mbarë vendi. Ky ishte momenti kur lindi nevoja për një plan rregullues për kryeqytetin

“Në atë kohë u mendua nga administrata qendrore dhe lokale se për Tiranën tani duhej një plan. Në atë kohë kishte ardhur kryetar bashkie Edi Rama dhe hodhi idenë për të bërë një plan rregullues,”-  tregoi Z.Gjergj.

Punonjësin më jetë gjatë në bashkinë e Tiranës, sot mund ta konsiderojmë pa frikë edhe si projektuesin rekordmen. Kryeqyteti numëron pesë plane rregulluese dhe në katër prej të tyre Papavasili ka qenë pjesë e grupit të punës.

“Plane të mirëfillta, të sakta gjithëpërfshirëse të kryeqytetit, në Tiranë kanë qenë pesë. I pari ka qenë në vitin 1940, i dyti në ’90-ën, në 2008 i treti dhe dy të fundit në 2013 dhe 2017. Në katër plane kam qenë bashkëautor dhe ky i 2017 vazhdon të jetë akoma në fuqi. Kjo më ka thënë kënaqësi,”- rrëfen Gjergj Papavasili.

Për përkushtimin e tij në katër dekada urbanisti ka marrë vlerësimin e bashkëpunëtorëve duke u vlerësuar me titullun ‘Simboli i Tiranës’. Profesionit i arrirë, i palodhur Gjergj Papavasili ka punuar gjatë karrierës së tij me 10 kryebashkiakë, por ka një peng në këto vite punë.

“Tirana e vjetër nuk ekziston dhe më vjen keq që Tirana e vjetër është zhdukur dhe është eleminuar identiteti.”

Sot punën e tij e shohim çdo ditë në Tiranë dhe ai ndjehet shumë krenar për këtë që i ka thënë kryeqytetit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet

Eksperti i mjedisit, Taulant Bino, ka folur këtë të hënë në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me çështjen e Zvërnecit. Bino...
22:18 | 01/06/2026

“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur mbrëmjen e së shtunës në “Review”, me moderatoren Greta Topjana në Euronews Albania, mbi zhvillimet në Partinë Demokratike në kuadër...
21:32 | 30/05/2026