Entuziazëm në Kombëtare, pas suksesit me Kosovën lojtarët optimistë për ndeshjet e Ligës së Kombeve
Fitorja përballë Kosovës edhe pse një ndeshje miqësore ka rritur moralin në Kombëtaren Shqiptare.
Bekim Balaj i cili realizoi golin e parë në takimin me dardanët theksoi se skuadra ka nxjerrë mësime dhe është gati për dy ndeshjet e radhës.
“Është kënaqësi gjithmonë të shënosh për Kombëtaren. Ishte një test serioz dhe mendoj se bëmë një paraqitje të mirë. Them se jemi plotësisht gati për këto dy sfida,” – u shpreh ai.
Ylber Ramadani që ishte një nga lojtarët më të mirë në ndeshjen përballë Kosovës u shpreh se në dy takimet e radhës nuk ka vend për alibi pavarësisht disa mungesave në skuadër.
“Mund të ndikojnë pak, por gjithsesi të gjithë që janë këtu, janë gati të bëjnë shumë mirë në fushë. Dihen vlerat e atyre që mungojnë, por kemi në grup futbollistë që mund t’i zëvendësojnë dhe të bëjnë po aq mirë. Jemi një grup që punojmë prej kohësh bashkë dhe dimë mirë të përshtatemi me njëri-tjetrin,” – tha Ramadani.
Ndeshja e radhës është ajo përballë Kazakistanit në datën 15 nëntor ndërkohë që tre ditë më vonë kuqezinjtë luajnë me Bjellorusinë. Të dyja takimet zhvillohen në Stadiumin ‘Air Albania’.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme