‘Raporti i DASH-it gjunjëzon qeverinë’, Bylykbashi: Të ndryshohet rendi i ditës
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi thotë se opozita kërkon mocion me debat në Kuvend, pas raportit të DASH-it për Shqipërinë.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Bylykbashi u shpreh se çështjet e trajtuara nga DASH-i në raport, gjunjëzojnë çdo lloj qeverie.
“Kërkesa është mjaft e qartë, kërkojmë mocion me debat që të jetë sot në rendin e ditës dhe për këtë arsye kemi cituar më pas edhe neni përkatës për ndryshimin e rendit të ditës. Çështjet që ngre raporti i DASH-it janë çështjet që ulin në gjunjë çdo lloj qeverie.
Korrupsioni, abuzimi me të drejta e shtetasve shqiptarë nga kjo qeveri, dhunimi i lirisë së medias, koncensionet skandaloze , dhunimi i zgjedhjeve, a ka çështje më prioritare se kaq? Ne kemi kërkuar ndryshimin e rendit të ditës. Kemi kërkuar debat për raportin e DASH-it”, theksoi Bylykbashi.
LEXONI GJITHASHTU
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta