Pandemia, Basha sulmon Ramën, kryeministri: Çfarë politikë e mjerë, ëndërron katastrofën
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook shprehet se kryeministri Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë dhe se duhet të largohet.
“Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai duhet të largohet!”, shkruan kryedemokrati.
Ndërkohë shefi i opozitës ka publikuar edhe një video ku shfaqet Rama teksa flet për situatën e pandemisë në vend.
Pak minuta më vonë ka ardhur edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit thekson se opozita ëndërron katastrofën dhe se gjithçka është një politikë e mjerë.
“Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë!
Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë!”, shkruan kreu i qeverisë në Twitter.
Kur ju them këta ëndërrojnë katastrofën, asfiksinë, vdekjen e sa më shumë shqiptarëve dhe timen mundësisht, kujtoni se bëj politikë! Jo, them vetëm të vërtetën e hidhur, siç e thotë vetë, kjo video e neveritshme e postuar nga Lulëzim Basha! Çfarë politike e mjerë! pic.twitter.com/IjUwCXjnSf
— Edi Rama (@ediramaal) November 13, 2020
Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin! https://t.co/uy8Snu0m4E
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 13, 2020
Ndërkohë Basha i është përgjigjur menjëherë Ramës. “Bashkë do ta mposhtim Ramën, do të shërojmë Shqipërinë, do të ndihmojmë familjet shqiptare dhe ekonominë e do të sjellim shpresë të re për vendin!”, shkruan ai në një postim në Twitter.
Një ditë më parë pati një tjetër përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha për situatën e pandemisë. Basha tha se spitalet janë në kolaps dhe se të sëmurët po dergjen nëpër ambulanca. Ndërsa, kreu i qeverisë në një postim në Twitter shkruajti se Basha synon panikun dhe çoroditjen dhe kërkon të bëjë COVID-in pjesë e frontit qesharak opozitar.
Lexoni gjithashtu:
Rimbursimi për COVID-19, Rama: Ende nuk e kemi gati planin financiar
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi