“Më arrestoni live”, Donald Trump: Po më qëlluan, do bëhem martir
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump synon të shndërrojë inkriminimin e tij në një shfaqje të drejtpërdrejtë globale.
Siç raportojnë mediat amerikane, manjati i pasurive të patundshme, u ka thënë këshilltarëve të tij se dëshiron që t’i vendosin prangat, kur të prezantohet vullnetarisht në gjykatën e Manhatanit. Ai madje ka thënë se edhe nëse do ta qëllonin para godinës do të bëhej një martir, dhe fitorja e tij në zgjedhjet presidenciale të 2024 do të ishte e sigurt.
Ish-presidenti rrezikon të akuzohet nga prokurori i Manhatanit, për rolin e tij mbi një pagesë prej 130 mijë dollarësh për të blerë heshtjen e ish-aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels mbi një lidhje të mundshme mes të dyve.
Por juria e madhe prej 23 personash, e cila duhet të vendosë nëse ka baza për ngritjen e akuzave, për arsye ende të panjohura e shtyu mbledhjen e parashikuar për të mërkurën. Votimi mund të ndodhë sot dhe për herë të parë në histori do të ngriheshin akuza kundër një ish-presidenti.
Trump publikoi në rrjetin e tij social, Truth Social një artikull të rrjetit të djathtë Fox News, sipas të cilit prokurori Alvin Bragg ka ndryshuar mendje dhe nuk do më të ngrejë akuza kundër tij.
Ish-Presidenti Donald Trump ka qenë nën hetim lidhur me këtë çështje, por prokurorët federalë nuk e akuzuan, duke ia lënë çështjen prokurorit të qarkut të Manhatanit. Ish-prokurori Cyrus Vance, vendosi të mos ngrejë akuza, por prokurori aktual Alvin Bragg, i zgjedhur në nëntor të vitit 2021, i rihapi hetimet.
LEXONI GJITHASHTU
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve