Tentoi të korruptonte policin e doganës me 20 euro, e “pëson keq” i riu

23 Mars 2023 | 13:58

Një 26-vjeçar është proceduar penalisht në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, pasi tentoi të korruptonte një efektiv të policisë.

Shtetasi K. S., 26 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në dalje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj. Qëllimi ishte shmangia e procedurave të kontrollit të dokumentacionit, duke qenë se nuk dispononte dokumentet e nevojshme për të udhëtuar në drejtim të Greqisë.

Punonjësit e policisë bën procedimin penal të 26-vjeçarit, ndërkohë që materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026