“Po shkon në gojën e luanit”, CEO i Tik Tok-ut do dëshmojë në Kongresin Amerikan

23 Mars 2023 | 16:10

CEO i Tik Tok, Shou Zi Chew do futet në “gojën e luanit”, pasi ai do të japë për herë të parë një dëshmi në Kongresin e SHBA-së. Kjo është e frikshme për kompaninë pasi rrezikohet e ardhmja e aplikacionit në SHBA.

“Unë mendoj se ekziston një rrezik real që nëse kjo seancë nuk shkon mirë kjo mund të ketë një ndikim serioz në të ardhmen e TikTok.”,- tha Chris Stokel-Walker, autor i TikTok Boom.

Shou Zi  Chew ka të ngjarë të përballet me një mori pyetjesh mbi marrëdhëniet e TikTok me Kinën, çfarë të dhënash mbledh dhe çfarë bën me të. Ai gjithashtu do të pyetet se pse disa gazetarë u spiunuan nga punonjësit e ByteDance, diçka që TikTok e ka pranuar tashmë.

CEO i Tik Tok  do të thotë se të dhënat e përdoruesve janë të sigurta larg arritjes së qeverisë kineze. Ai e di se politikanët duan ta shohin platformën ose të shitur ose plotësisht të ndaluar në SHBA.

“Ai po shkon në strofkën e luanëve,” tha zoti Stokel-Walker.

TikTok mban një sërë të dhënash për përdoruesit e tij, duke përfshirë informacionin e vendndodhjes dhe të dhënat biometrike. Për vite me radhë TikTok ka argumentuar se nuk do të dorëzonte kurrë informacionin e përdoruesit.

Ajo ka shpenzuar dhjetëra miliona dollarë në përpjekjet dhe strategjitë lobuese për të qetësuar qeveritë. Në qendër të përpjekjes së tij për të bindur ligjvënësit amerikanë është “Project Texas”.

Ky është angazhimi i kompanisë për të ruajtur të dhënat e SHBA-së në SHBA -në serverë të drejtuar nga një kompani amerikane  Oracle.

Kompania thotë se deri më tani ka shpenzuar 1.5 miliardë dollarë për këtë projekt dhe e përshkruan atë si një mur zjarri që mbron të dhënat nga qeveritë e huaja. TikTok kishte shpresuar se do të kënaqte politikanët në çdo anë të globit.

Vitin e kaluar zoti Chew u shkroi politikanëve duke thënë se ai besonte se projekti do të “mbronte të dhënat e përdoruesve dhe interesat e sigurisë kombëtare të SHBA”.

Por fatkeqësisht për TikTok, Projekti Teksas është parë me skepticizëm si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët. Për shumë politikanë amerikanë, për sa kohë që TikTok ka një pronar kinez, do të konsiderohet e dyshimtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026