“Një dasmë e hatashme” mblodhi qytetarët e Elbasanit në teatrin Skampa

23 Mars 2023 | 15:57

“Një dasmë e hatashme”, me regji nga Kiço Londo dhe me trupën e njohur të aktorëve vjen për të pestën herë në skenën e teatrit Skampa të qytetit të Elbasanit. Një komedi tipike britanike është mirëpritur këtë javë nga artdashës të shumtë.

I emocionuar për afeksionimin që pati publiku për këtë shfaqje, regjisori Kiço Londo shprehet se do të rikthehet sërish në Elbasan.

“E para publiku i mrekullueshëm i Elbasanit, e dyta salla, skena janë fantastike, pamja që kam unë përballë e mrekullueshme dhe e treta është një qytet i imi. Unë kam kaluar adoleshencën këtu dhe kam një tërheqje magnetike ndaj këtij qyteti,” – tha ai.

Emocione të shumta kanë përjetuar edhe aktorët që kanë interpretuar në këtë shfaqje para një publiku i cili i ka mikpritur duke duartrokitur gjatë lojën e tyre.

“Ashtu siç nisi në Elbasan plot vrull, plot hare, “Dasmë e hatashme” vazhdon akoma të jetë e hatashme. Po na surprizon publiku i Elbasanit shumë,” – tha aktori Engjëll Hoxha.

“Elbasanin e kam sprovuar disa herë, elbasanasit janë spektatorë shumë inteligjentë, më pëlqen pauza, e mbajnë atëherë kur duhet dhe reagojnë atëherë kur duhet dhe mikpritja patjetër është shumë e mirë,” – u shpreh aktorja Ermira Hysaj.

“Elbasani është një publik që e do teatrin, e ndjek, është shumë i kulturuar në këtë drejtim kështu që është një kënaqësi e madhe për t’u rikthyer në Elbasan dhe shpresoj mos të jetë rikthimi i fundit,” – tha aktori Julian Deda.

Si një prodhim i teatrit shëtitës Çajupi, komedia “Një dasmë e hatashme” do të shfaqet në të gjithë sallat e teatrit në vend.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026

Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti

Serenatat e vjetra korçare janë kënduar në parku “Rinia” nga këngëtarë të njohur të qytetit të Korçës, të cilët kanë rikthyer edhe njëherë si dikur,...
20:35 | 13/07/2026