Presidenti Meta shfaqet me maskë: E kam pasur tmerr, por tani jam i detyruar. Opozita ekselente, 5 hapa para qeverisë
Presidenti Ilir Meta në konferencën e përjavshme për mediat këtë të premte, siç nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë u shfaq me maskë.
I pyetur nga gazetarët nëse kjo ishte shprehje e reflektimit ndaj këshillave të kryeministrit apo kishte ndonjë arsye tjetër, kreu i shtetit u përgjigj se me gjithë mungesën e dëshirës nga ana e tij për të mbajtur maskë, në situatën që po kalojmë sot ishte i detyruar, madje nxiti edhe qytetarët që t’i mbajnë maskat.
“E kam pasur tmerr të mbaj maskë, po për të mos lënë hapësirë për spekulim jam i detyruar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të mbajnë maskë. Kjo s’ka të bëjë me kryeministrin se kryeministri 3 muaj na mbushi mendjen të mos mbajmë maska”, tha kreu i shtetit.
Presidenti kërkoi më shumë vëmendje të drejtim të personelit shëndetësor në situatën e pandemisë, pasi ata sipas kreut të shtetit po punojnë nën presion të madh, ndërsa duke qenë në një linjë me opozitën bëri thirrje që të ofrohet mbështetje për shtresat në nevojë që nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet e kurimit.
Z. Meta vlerësoi me nota të larta opozitën, që sipas tij në këtë situatë pandemie ka qenë model dhe gjithmonë 5 hapa para qeverisë.
“Si mund të akuzohet Lulzim Basha kur ka qenë modeli në këtë situatë për ruajtjen e qetësisë, shumë bashkëpunues që kur ka filluar pandemia. Opozita dhe ekspertët e saj kanë qenë gjithmonë 5 hapa para qeverisë, meritojnë notën 10”, – tha presidenti teksa ftoi qeverinë të reflektojë për të nisur bashkëpunimin me opozitës, njësoj siç reflektoi vetë ai për të vendosur maskën.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq