Rama: PS i duhet një mandat i tretë sepse janë të gjitha në mes
Kryeministri, Edi Rama nga Fieri ka akuzuar opozitën se po nxin situatën e COVID-19 duke u përpjekur të krijojë një përfytyrim ndryshe nga realiteti. Po ashtu duke folur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, z. Rama renditi dhe arsyet që pse sipas tij Partia Socialiste duhet të marrë një mandat të tretë. Kreu i PS-së gjatë fjalës tha se partisë që ai drejton i duhet një mandat tjetër për të përfunduar punët që janë ende në mes, ndërsa shtoi se PD sjell regres kurse LSI-në e cilësoi “ndërmarrje të degraduar”.
“Do të doja që të gjithë të kthenin pak kokën te 6-7 vjet më parë tek çdo spital në Shqipëri. Edhe në spitalin më të fundit ku ne mund të mos kemi investuar dot me atë kohë nuk krahasohen. Në atë kohë nuk gjeje dot kush ishte mjeku. Sot situata është edhe më tragjikomike për votuesit e tyre sepse sot rikthimi bëhet me një përpjekje për të paraqitur një dhëndër, Lulin, dhe për t’i ftuar shqiptarët në një krushqi të re që në momentin që ta hana tekun, t’u dalë Iliri me Monikën e t’u thonë dale njëherë, dhëndri është ky por ne jemi mblesëria. Duan pjesën e vet dhe e dini mirë ju se sa e ka pjesën Monika, e keni parë mirë në Fier”, u shpreh z. Rama. Sot nuk ka më asnjë mundësi, është një ndërmarrje e degraduar me ortakëri e dalë boje. Duhet të bëjë presidentin dhe bën sekserin.
Ata që pyesin për çfarë duhet një mandat i tretë i PS. Nuk ka nevojë fare ta ngrenë në këtë pyetje nëse duan vërtetë përgjigje. Përgjigja është te çdo krahasim mes 7 viteve më parë në çdo fushë. Kush do të shikojë e shikon dhe kush do të kuptojë e kupton se çfarë ndryshimi ka ndodhur. Por është një ndryshim i papërfunduar sepse janë të gjitha në mes. Shqipëria që ne e duam nuk është kjo që kemi. Jemi në kushtet kur duhet të bëjmë një zgjedhje konkrete nëse Shqipëria që duam nuk është kjo që kemi, Shqipëria e sotme nuk është ajo që kishim”, deklaroi kreu i qeverisë.
Z. Rama u përgjigj dhe për akuzat e opozitës lidhur me përballimin e situatës së pandemisë, ku tha se nëse COVID-19 do të kishte ndodhur në qeverinë “Berisha”, Shqipëria do të ishte bërë turpi i botës. Ai tha se, sot në spitalet tona janë të gjitha kushtet, madje duke bërë krahasim dhe me vende si Franca dhe Britania.
“Do të ishte bërë turpi i botës me spitalet e Saliut dhe Ilirit se drejtuan spitalet një kohë së bashku. Jo vetëm që nuk kishte aparatura oksigjeni, por nuk kishte aspirina dhe bluza. Sot në spitalet covid nuk mungon asgjë si në të gjitha spitalet e botës. Pyeste njëri se pse shkojnë në Turqi? Shkojnë sepse nuk i ndalojmë dot. Por as Franca as Anglia nuk kanë asgjë më shumë se sa ne”, deklaroi z. Rama duke shtuar se në frontin kundër covid janë 550 mjekë dhe infermierë 1800.
“Nesër mund të vijnë kohë të tmerrshme ku iu flakin, po kështu infermierëve dhe mjekëve dhe të gjithë tjerëve deri tek këta që punojnë tokën. E dinë mirë ata çfarë hiqnin kur skemat e mbështetjes i bënte partia. Të gjithë këto mund të bien sa hap e mbyll sytë mjafton të votosh Lulin që merr me vete Ilirin dhe Monikën. Po helmojnë pa pushim popullin në kushte kur populli më shumë se kurrë ka nevojë për mirëkuptim dhe përkujdesje dhe për t’ia qarë dhe hallin që nuk ia zgjidh dot përballë kësaj situate të rëndë”, tha z. Rama.
Në fund, kryeministri foli edhe për çështjen e naftëtarëve të Ballshit, ku tha se kjo situatë është krijuar nga privatizimi që qeveria ‘Berisha’ i bëri ARMOS.
“Kompaninë e ka krijuar Saliu bashkë me Ilir Metën, atë privatizim kriminal e ka bërë Saliu, nuk e kemi bërë ne. Naftëtarëve u them që sigurisht nuk mund të them se ne kemi arritur që të krijojmë kushtet që problem i tyre të zgjidhet njëherë e mirë, por u them le ta përfytyrojnë një moment sikur sot të mos ishim në por të ishte Luli me Monikë bashkë me Saliun dhe Ilirin nga mbrapa, se sa shanse kishin të merrnin një haber të mirë dhe të kishin në mbështet një qeveri, zero shans. Zero se aty ku janë i çuan ata që duan të kthehen prap”, përfundoi z. Rama..
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi