Shqiptarët udhëtuan më shumë vitin që shkoi, por më pak për biznes jashtë shtetit
Numri i udhëtimeve të shqiptarëve u rrit me 17.8% më shumë se një vit më parë gjatë vitit 2019, ndërkohë që shumica e lëvizjeve vijon të mbetet për vizita familjare, pak për kohë të lirë dhe shumë më pak për punë apo biznes.
Këtë përfundim nxori anketa e këtij viti për turizmin, pushimet dhe udhëtimet përpiluar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), e cila analizoi të dhënat e nxjerra nga intervistimi i rreth 8 mijë familjeve me shpërndarje në gjithë territorin e vendit përgjatë katër tremujorëve të vitit.
Në tërësi numri i udhëtimeve të kryera nga persona të moshës mbi 15-vjeç në Shqipëri ishte rreth 5.3 milionë (5,350,604 udhëtime), ndërsa numri mesatar i netëve të qëndrimit për këto udhëtime ishte 5.5 netë.
Vlen të thuhet se pjesa dërrmuese e udhëtimeve kryhet nga të rinjtë – e moshave 25-34 vjeç dhe 45-54 vjeç. Ka një diferencë gjinore në udhëtimet brenda dhe jashtë vendit. Gratë udhëtojnë më shumë brenda Shqipërisë (51.4%) ndërsa burrat (52.8%) më shumë jashtë.
INSTAT thotë se krahasuar me vitin 2018 është shënuar rritje për të gjitha llojet e udhëtimeve, ndërsa bie në sy rënia e udhëtimeve jashtë Shqipërisë për qëllime biznesi – nga 2.9% në 1.6%.
Për sa i përket destinacioneve, qarku i Tiranës (28.5%), Korçës (12.3%), Vlorës (11.6%) dhe Durrësit (10.3%) ishin ato që patën fluksin më të madh të lëvizjeve, ndërsa për jashtë shtetit dominoi Greqia (6.6%), Italia (5.5%) dhe Kosova (1.3%).
Bujtja për udhëtimet vijon të jetë me përzgjedhje kryesore “te të afërmit apo miqtë” (64.5%), ndërsa ra në sy rritja e prirjes për të marrë ambiente me qira (nga 4.3% në 8.5%), ndërsa krahasuar me një vit më parë, gjatë 2019-ës ra me 2.9% bujtja në hotele (20.4% nga 23.3% e një viti më parë).
Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar
Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj
Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet