Shtatë viktima dhe 490 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri
Shtatë pacientë me COVID-19 humbën jetën 24 orët e fundit në Shqipëri, ndërkohë që 490 persona të tjerë rezultuan pozitivë nga mbi 2 mijë testime që u kryen në autoritetet publike dhe private.
Viktimat ishin të moshave 47, 63, 70, 71, 71, 72, dhe 83 vjeç nga Tirana, Durrësi, Vlora dhe Elbasani.
Kështu totali i viktimave në Shqipëri nga COVID-19 ka shkuar në 605.
Autoritetet thanë se ditën e fundit u kryen 2,508 teste – në laboratorë publikë dhe privatë, 457 teste “për arsye depistimi (kontrolli)”, – prej së cilave rezultuan pozitivë 490 persona (pozitiviteti 23.9%).
Me rastet e reja totali ka shkuar në 26,701 persona të prekur nga infeksioni prej muajit mars.
Autoritetet thanë se 93 persona u shëruan ditën e fundit duke e çuar numrin e të shëruarve në 12,667 (47.4% e rasteve) që nga fillimi i epidemisë.
Të paktën 13,429 (50.3% e totalit) persona mbeten ende mbartës të virusit, prej tyre 378 janë shtruar në spitale, 16 prej së cilëve në terapi intensive, – 3 të intubuar.
Tirana (6,640 raste), Durrësi (1,115 raste) dhe Fieri (1,004 raste) mbeten qarqet më problematike.
Lexoni gjithashtu:
Pandemia, Meta thirrje Ramës: Të nisë testimi i qytetarëve, duhet të rimbursohet paketa anti-COVID
Pandemia, Basha sulmon Ramën, kryeministri: Çfarë politikë e mjerë, ëndërron katastrofën
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut