Zgjedhjet në Moldavi, presidenti pro-rus thirrje mbështetësve: Mbroni fitoren time

13 Nëntor 2020 | 16:10

Në Moldavi po zhvillohet dita e fundit e fushatës elektorale përpara raundit të dytë të zgjedhjeve. Presidenti në detyrë, Igor Dodon mblodhi mbështetësit e tij në një miting në kryeqytetin Çisinau.

Lideri socialist pro-rus bëri thirrje që më 16 nëntor të gjithë të mbushin rrugët për të mbrojtur fitoren e tij, në rast se dështon përballë partisë pro-evropiane ‘Aksion dhe Solidaritet” të Maia Sandu, që pas raundit të parë ndodhet me 4 për qind të votave në avantazh.

Korrespondenti i Euronews Albania, Ernest Bunguri ndodhet në Moldavi, ku dhe po ndjek klimën parazgjedhore. Ai theksoi se situata në elektorat duket e qetë, por kjo panoramë shtoi ai nuk paraqitet e njëjtë tek presidenti aktual, Igor Dodon.

Gazetari theksoi se presidenti aktual duket i trembur dhe për këtë ka bërë thirrje për mbështetje në popullatë.

“Ashtu si edhe gjatë raundit të parë, të paktën në lidhje me popullatën situata duket e qetë, sigurisht nuk ka skena nga ato që jemi mësuar të shohim në Shqipëri, ku mbështetësit kanë një agresivitet më të shtuar edhe ndaj njëri-tjetrit, por ky agresivitet është parë sot në fjalimin e presidentit aktual, i cili në fjalimin e tij tha se të gjithë duhet t’u tregojnë kundërshtarëve se fitorja është e tij dhe e mbështetësve. Ai duket i trembur”, tha Bunguri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026