Urban Story/ Arktitekti Andi Papastefani: Lidhja që kam me Pazarin e Ri
Në vendin perfekt nëse do të shkosh, të njohësh dhe të mësosh më shumë për kryeqytetin historinë e tij, Pazari i Tiranës sot një nga zonat më atraktive të qytetit, por që mbart një histori thuajse shekullore.
Ideuar që në vitet ‘30 Pazari i Ri mori jetë shumë shpejt dhe në vitet që pasuan njohu vetëm rritje dhe zhvillim. Ai u krijua si nevojë e shtimit tregtar, i cili nuk mund të përballohej vetëm me pazarin e vjetër.
Kemi përzgjedhur si personazhin që do të na njohë me historinë e Pazarit të Ri, Andi Papastefanin. Ai është arkitekt dhe përmes detajeve na e tregon gjithë historinë e ndërtesave në hapësirën e pazarit të ri.
Ishte shumë i vogël kur këtë hapësirë e njohu nga gjyshi i tij, i cili ishte personi, që bënte pazarin për familjen.
“Në kohën e sistemit komunist pazari funksiononte si ka funksionuar historikisht, domethënë fshatarët sillnin produkte e tyre të vogla dhe vendoseshin pranë njëri-tjetrit në një linjë të çrregullt dhe unë mbaj mend si fëmijë, që i shoqëruar nga të rriturit ndiqja linjën për të blerë produkte”, rrëfen Papastefani.
Arkitekti Andi Papastefani na sjellë edhe një patentë të hershme që ekzistonte dikur në këtë pazar.
“Të huajt në vitet ’20 u habitën nga importi që bënte Shqipëria, kamerdare të përdorura. Kjo ishte për një arsye praktike se duke qenë një vend që 70-80% merren me bujqësi ata duan veshje, sandale që të jenë rezistente për punë dhe kjo solli opingat, që praktikisht ishte një patentë e lirë shqiptare”,- tregon arkitekti.
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
“Propozova të shpallej zonë e mbrojtur”,Bino: Nuk jemi kundër investimeve, teli me gjemba na kujtoi kampet
“Kam bërë gabime” Çipa: Berisha e tha hapur, lideri mban peshën e dështimeve
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West