Artisti i vrarë në Bjellorusi, BE bën thirrje për sanksione shtesë

13 Nëntor 2020 | 18:51

Me mijëra persona janë mbledhur në Minsk që të mbajnë zi për vdekjen e artistit 31-vjeçar, i cili mendohet të jetë rrahur nga forcat policore gjatë protestave bjelloruse. Dëshmitarët e ngjarjes kanë thënë se Raman Bandarenka u arrestua pas përplasjeve me disa persona, të cilët po përpiqeshin të hiqnin fjongot e kuqe me të bardhë që përfaqësojnë lëvizjen disa mujore të qytetarëve bjellorusë.

Sipas ministrit të brendshëm të Bjellorusisë, gjatë kohës së arrestimit të Bandarenkas, ai kishte dëmtime fizike dhe shenja të dehjes nga alkooli. Ndërkohë, Autoritetet bjelloruse kanë mohuar akuzat se shkaku I vdekjes së protestuesit ka qenë policia.

Pas vdekjes së artistit, Bashkimi Europian e ka “dënuar fuqishëm” ngjarjen dhe  dhunën e shkaktuar nga policia. Blloku ka kërcënuar, se nëse vazhdon dhuna ndaj protestuesve, do të vendosë sanksione të tjera. Gjithashtu, shteti i Lituanisë nuk është kursyer të shprehë opinionin rreth ngjarjes.

“Të tronditur nga vdekja e Raman Bandarenka. Ngushëllimet e mia më të thella për familjen dhe miqtë e tij. Raman ishte vetëm 31 vjeç. Një cinizëm i paparë, mizori e regjimit dhe një injorancë e prerë ndaj aspiratave për ndryshim të qytetarëve”, tha Linas Linkevicius, ministër i Jashtëm i Lituanisë.

Ngjarja është komentuar edhe nga liderja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tikanovskaja, e cila bën thirrje që të mos ndalen protestat kundër një regjimi të tillë.

“Ne e dimë që nuk do t’i bindemi atyre që janë të gatshëm të na vrasin. Ne do të vazhdojmë të dalim në protesta, do të vazhdojmë grevat, si dhe do të privojmë këtë regjim nga mjetet që përdor për të ekzistuar. Ne do të kërkojmë sanksione të reja, ndjekje penale mbarëkombëtare dhe ndëshkim për kriminelët”, tha Sviatlana Tsikhanouskaya, lidere e opozitës bjelloruse.

Shumë qytetarë në nder të artistit të vrarë kanë organizuar homazhe duke ndezur qirinj dhe duke mbajtur flamurin tradicional të Bjellorusisë.  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026