Parku Natyror i Viroit, aktivitetet kulturore dhe panairet tërheqin turistët
Parku natyror i Viroit në Gjirokastër është kthyer në një destinacion gjatë guidave turistike.
Falë florës dhe faunës së pasur, turistët janë të interesuar për ta parë nga afër këtë bukuri natyrore gjatë stinës së pranverës.
Kjo zonë ofron edhe një gamë të gjerë aktivitetesh në natyrë, që nga ato kulturore dhe artistike, po ashtu dhe panair të produkteve tradicionale të zonës, guida në natyrë si dhe intinerare me biçikleta.
“Ne kemi ardhur këtu në panairin e Viroit për të ekspozuar dhe për të treguar gatimet tradicionale të Gjirokastrës dhe kryesisht të stinës së verës. Zakonisht bëhet me të gjelbra siç janë lakrat, siç janë qoftet e bëra në shtëpi, byreqet e ndryshme të stinës, kemi shapkat e nga të gjitha gatimet që gjirokastritët i gatuajnë në këtë stinë”, tregon Dëfrim Gjoçaj, mjeshtër i kulinarisë tradicionale.
“Unë këtu gatova së bashku me fëmijët. I mësova si bëhen karkanaqet, se janë gjëra shumë të mira që t’i mbajmë brez pas brezi”, thotë Mimoza Duka, artizane.
Me vendndodhje 3 km në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, Parku i Viroit ofron larmishmëri të peizazhit, duke qenë një pikë atraktive për vizitorët gjatë stinës së ngrohtë.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 11:11 Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 11:06 Rama poston fotot e dy protestueseve: Përfitues që shpërndajnë helmin e një urrejtjeje ndotëse për Shqipërinë
- 11:03 Helmimi i 60 studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia: Është ngritur grupi hetimor, pritet përgjigjja e analizave
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump