Përfaqësuesit e PD Korçë nuk erdhën të përballen me të rinjtë
Emisioni RinVote i kësaj të premteje iu kushtua bashkisë Korçë. Nga mazhoranca përfaqësimi është me nënkryetaren e bashkisë, Benila Themeli ndërsa nga opozita në studio nuk ka pasur një përfaqësues.
Moderatorja e emisionin Bruna Çifligu tha se me gjithë këmbënguljen asnjë përfaqësues lokal i PD zyrtare apo grupimi të Berishës nuk kanë pranuar të jenë para të rinjve në emision.
“Stafi i emisionit ka kontaktuar me të dyja PD, atë zyrtarë dhe atë të grupimit të Berishës të niveleve lokale dhe askush nuk ka pranuar të vijë në këtë përballje me të rinjtë për problemet e bashkisë së Korçës dhe zgjidhja që ata propozojnë për problemet që shqetësojnë qytetarët. Ky është një format tashmë i konsoliduar prej disa sezonesh në Euronews Albania ku të rinjtë pyesin përfaqësuesit vendorë. Gjatë këtij sezoni jemi përballur me refuzimin e vazhdueshëm nga përfaqësues të opozitës, gjithsesi ne do vazhdojmë misionin tonë që zëri i të rinjve të vazhdojë të dëgjohet”, tha moderatorja.
LEXONI GJITHASHTU:
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër