Nënkryetarja e bashkisë Korçë konfirmon: Ja kush do jetë kandidati i PS në 14 maj
24 Mars 2023 |
19:15
Nënkryetarja e Bashkisë Korçë, Benila Themeli konfirmoi në emisionin RinVote në Euronews Albania se në Korçë, kryetari aktual i bashkisë, Sotiraq Filo kandidon për një mandat të tretë në krye të bashkisë më të madhe të juglindjes.
Themeli u shpreh se socialistët e Korçës kanë zgjedhur Filon për 4-vjeçarin e ardhshëm, stafi i të cilit siç tha prej 3 muajsh ka nisur takimet me qytetarët për t’u njohur me shqetësimet e tyre.
“Në Korçë fushatat elektorale ose rikandidimet nuk janë parë si gara politike, por si një shkallë në rritje për të vazhduar projektet e nisura dhe të nisur projekte të reja. Një program shumë ambicioz për 4- vjeçarin e ardhshëm është tashmë i përgatitur”, tha Themeli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Zgjedhjet e 14 majit, Preç Zogaj: Lufta bëhet për vendin e dytë dhe të tretë
- Abazoviç: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen sa më shpejt
Lajme të Sugjeruara
Ja zona e “dhunuar” në Tiranë/ Alba Kepi: PD do ta kishte qeverisur ndryshe bashkinë
Kandidatja e “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak, Tiranë, Alba Kepi tha për “RinVote” në Euronews Albania se nëse Partia Demokratike do të kishte qeverisur bashkinë...
Sa i ndihmon karta e studentit të rinjtë sot? Merkoçi: Janë mbi 200 shërbime
Aldo Merkoçi i ftuar në “Rinvote” tha se karta e studentëve ofron mbi 200 shërbime nga biznese të ndryshme. I pyetur në rast se i ...
Nxehet debati për Kukësin: Ju ka kapur frika se do të humbisni, të humburit jeni ju
Kandiati për këshillin bashkiak i koalicionit “Bashkë fitojmë” në Kukës, Halit Muçmata dhe nënkryetari i këshillit bashkiak Granit Gjana ishin këtë të premte të ftuar...
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë