Abazoviç: Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen sa më shpejt

24 Mars 2023 | 10:27

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen sa më shpejt.

Abazoviç u shpreh se kjo duhet të ndodhë përmes një “procedure ligjore” dhe se “mënyra e duhur” është shkurtimi i mandatit të Parlamentit të Malit të Zi, shkruan Euronews Serbia.

Sipas Abazoviçit, dekreti i presidentit Milo Gjukanoviç për shpërndarjen e Kuvendit dhe caktimin e zgjedhjeve më 11 qershor, nuk është në përputhje me atë procedurë, sepse ai duhet të dekretojë në bazë të disa vendimeve të mëparshme.

“Ato vendime duhet të pasojnë vendimet e parlamentit, të shumicës parlamentare, në të kundërtën, ai ka mundur ta nxjerrë atë dekret në gusht të vitit të kaluar, apo ndonjë ditë të vitit të kaluar apo këtë vit, e jo tri ditë para raundit të parë të zgjedhjet presidenciale kur të kontrollohet dhe puna e tij duke pasur parasysh se ai është një nga kandidatët”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026