Si e vlerësojnë qytetarët e Tiranës Partinë e Lirisë
Barometri në Euronews Albania ka pyetur qytetarët e Tiranës se çfarë mendimi kanë për Partinë e Lirisë. Mendimi pozitiv për Partinë e Lirisë është rritur nga 9% që ka qenë në muajin shkurt në 12% në mars. Ndërsa mendimi negativ ka pësuar një rënie nga 86.4% në shkurt në 80.4% në mars. Por ka pasur një shtim të qytetarëve të Tiranës që nuk kanë një mendim për Partinë e Lirisë nga 4.6% që ishin në shkurt në 7.6% në mars.
Kur i shohim ata që kanë mendim pozitiv për Partinë e Lirisë ka një rënie numrit të qytetarëve socialistë që kanë mendim pozitivë për PL nga 7.1% që ishte në shkurt në 4.3% në mars.
Ndërsa numri i demokratëve që kanë mendim pozitiv për Partinë e Lirisë është rritur nga 12% në Shkurt në 24.1% në Mars. Por numri i të pa identifikuarve politikisht që kanë mendim pozitiv për PL ka rënë nga 7.1% në shkurt në 4.9% në mars.
Ashtu sikurse edhe mendimi pozitiv për partinë është rritur edhe mendimi pozitiv për kryetarin e saj Ilir Metën nga 8.8% që ishte në shkurt në 12.4% në mars.
Ndërsa mendimi negativ për Ilir Metën është ulur nga 87.6% që ishte në shkurt në 83.1% në mars.
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

