Iu kapën rreth 300 mijë euro kesh, katër vite më parë pronari i kompanisë qe arrestuar për trafik droge

14 Nëntor 2020 | 07:37

Pronari i kompanisë transportuese në kamionët e së cilës policia kapi të premten rreth 300 mijë euro kesh të fshehura rezulton të jetë me precedencë penale.

Euronews Albania ka mësuar se Erjon Jovani, 36-vjeç, pronar i kompanisë Auto-Okazion, qe arrestuar në vitin 2016 për faktin se në një prej kamionëve të firmës qe kapur një sasi prej rreth 190 kilogramësh kanabis.

Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar atë për trafik droge e kryer në bashkëpunim me drejtuesin e kamionit, mirëpo dy vite më vonë, në vitin 2018 Jovani fitoi lehtësim dënimi kur Gjykata e Apelit e rrëzoi akuzën për trafik droge duke lënë si dënim vetëm “moskallëzimin e krimit”.

Argumenti kryesor i gjykatës ishte se prokuroria nuk arriti ta vërtetonte akuzën e trafikut.

Tashmë Jovani është shpallur në kërkim nga policia pasi të premten dy drejtues kamionësh të kompanisë së tij, e cila importon makina, kryesisht nga Italia, u pikasën në portin e Durrësit me një sasi prej 295 mijë eurosh kesh të padeklaruara.

 

Lexoni gjithashtu:

Durrës, kapen 294 mijë euro të fshehura në dy kamionë që transportonin makina nga Italia

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026