Borrell: Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij

25 Mars 2023 | 08:14

Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij dhe Evropa duhet të mirëpresë të gjitha përpjekjet e Pekinit për t’u distancuar nga lufta e Moskës në Ukrainë, tha të premten përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Sigurin, Josep Borrell.

Deklaratat e Borrellit pasuan samitin e kësaj jave ndërmjet presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit kinez Xi Jinping.

Të dy udhëheqësit deklaruan një partneritet “të pakufishëm” në shkurt të vitit 2022, vetëm disa ditë para se Rusia të pushtonte Ukrainën, shkruan REL.

Megjithatë, Borrell tha se Kina, ndonëse ka krijuar lidhje të ngushta ekonomike dhe diplomatike me Rusinë, ajo nuk ka krijuar një aleancë ushtarake me Moskën dhe nuk ka dërguar armë për të ndihmuar Rusinë në luftën e saj në Ukrainë.

“Duket se kjo miqësi e pakufizuar ka disa kufij”, u tha Borrell gazetarëve në Bruksel.

“Kina, për ne, nuk ka kaluar asnjë vijë të kuqe”, shtoi ai.

Borrell tha gjithashtu se së shpejti do të vizitojë Kinën, megjithëse data e udhëtimit ende nuk është caktuar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer

Presidenti Donald Trump hapi një festë 16-ditore të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara me një tubim politik të mërkurën, fillimi i festimeve të formësuara nga...
10:51 | 25/06/2026

Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump

Presidenti zviceran, Guy Parmelin do të vizitojë Shtetet e Bashkuara dhe do të takohet me Përfaqësuesin e Tregtisë të SHBA-së Jamieson Greer javën e ardhshme,...
10:43 | 25/06/2026

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin 

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio do të takohet me zyrtarë të Bahreinit të enjten në pjesën e fundit të një udhëtimi në Lindjen...
10:35 | 25/06/2026