Spitali gjerman në Tiranë – operacionet në zemër shpëtojnë jetë

25 Mars 2023 | 10:01

Ndërhyrjet në zemër, falë zhvillimit të Mjeksisë, bëhen gjithmonë e më të thjeshta. Procedura “Tavi”, i jep fund përdorimit të bisturisë në ndërhyrjet në organin më të rëndësishëm të trupit, zemrës.

Në Spitalin Gjerman në Tiranë, kjo proçedurë realizohet me sukses të plotë dhe pacientit nuk ka më nevojë t’i bëhen prerje apo hapje të kraharorit, sipas metodave klasike të operimit. Mjekë të huaj, realizojnë në këtë spital, proçedurën “Tavi”, pra ndërhyrjen në valvolën e aortës pa kirurgji.

Emisioni “Enigmat e Hipokratit” do të fokusohet pikërisht tek kjo çështje kaq delikate, duke ju treguar live sesi realizohet proçedura “Tavi”, hap pas hapi. Falë kesaj ndërhyrje në Spitalin Gjerman në Tiranë, pacientët shqiptarë tashmë nuk duhet të drejtohen më jashtë shtetit për ta përfituar atë, pasi ky spital e realizon me standartet më të larta dhe pajisjet më të avancuara dhe bashkëkohore.

Të gjitha këto, sot në orën 17:00, në “Enigmat e Hipokratit” në Euronews Albania.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Klinika “Genotime” Prishtinë, aty ku perfeksiononi imazhin tuaj!

Këtë javë në “Enigmat e Hipokratit”, do t’i dedikohemi shëndetit, por këtë herë në një tjetër aspekt, atë estetik. Në bashkëpunim me klinikën “GenoTime” në...
10:34 | 29/04/2023

“Sheqeri, sa duhet të konsumojmë që të jemi të shëndetshëm?”

Sheqeri, sa i rëndësishëm është për trupin tonë, por dhe sa i dëmshëm, nëse e teprojmë me sasinë e konsumuar? Ndaj këtë javë në “Enigmat...
10:42 | 22/04/2023

“Klinika që garanton dhëmbë dhe lëkurë të shëndetshme!”

Kujdesi ndaj vetes është shumë i rëndësishëm. Ndaj këtë javë, në “Enigmat e Hipokratit”, do t’ju tregojmë klinikën e duhur për kujdesin ndaj vetes, jo...
08:21 | 15/04/2023