Aleat me Berishën, Vangjel Dule pro bashkimit me Alibeajn: Opozita duhet e bashkuar
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ), Vangjel Dule, i cili është aleat me ish kryeministrin Sali Berisha për zgjedhjet lokale të 14 majit, është shprehur pro bashkimit me Enkelejd Alibeajn, kryetar i komanduar i Partisë Demokratike.
Nga Korça, pyetur nga Euronews Albania, Dule u shpreh se opozita duhet të jetë e bashkuar kundër qeverisë në këto zgjedhje.
Koalicion i tkurrur në zgjedhjet e 14 majit?
Është koalicion shumë i gjerë, i cili nga ana teknike do garantojë fitoren në shumicën e këshillave bashkiakë dhe në bashkitë kryesore të vendit. Bashkitë e mëdha janë prioritetet e mëdha, por kjo nuk do të thotë se ne nënvlersojmë bashkitë e vogla.
Sali Berisha shkon pa logo në këto zgjedhje?
Ne në një formë të gjithë po shkojmë pa siglat tona pasi i rëndësishëm është koalciioni që do të garantojë fitoren. Siglat partiake nuk janë në plan të parë, sesa sigla e bashkimit për fitore.
Alibeaj po futet në garë për të fituar apo për të qenë patericë e Ramës?
Nuk jam i aftë të jap leksione askujt, qytetarët na kanë rezervuar vendin e opozitës dhe ne duhet të reagojmë si opozitë e unifikuar. Përtej ndasive personale e partiake kjo është ndjesia ime politike një kandidat përballë maxhorancës.
Alibeaj bën thirrje për bashkim, si e shikoni?
Nuk duhet të funksionojmë me fragmete por në bashkësi, nuk duhet që opozita të përjashtojë askënd për tu vendosur kundër PS. Besoj se jam i qartë, bashkimi nuk ka adresim nominal, bashkimi quhet bashkim kur të gjitha pjesët ti unifikosh bashkë.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania