Apeli i Korçës në kolaps, nga gjashtë gjyqtarë, katër të shkarkuar, vetëm një në detyrë
Gjykata e Apelit në Korçë ka kaluar në kolaps, pasi nga gjashtë gjyqtarë që ka pasur të emëruar tashmë ka vetëm një. Vetingu shkarkoi katër gjyqtarë ndërsa një tjetër dha dorëheqjen.
Për pasojë, puna në këtë gjykatë, ka ngecur dhe seancat zhvillohen me gjyqtarë të komanduar nga gjykatat e shkallëve të para.
Sotiraq Lubonja, Entela Prifti, Brunilda Orhani dhe Etleva Temo u shkarkuan nga vetingu për probleme me justifikimin e pasurisë. Stavri Kallço dha dorëheqjen.
Aktualisht gjyqtari i vetëm i mbetur në detyrë është Olsi Xhavella, ndërsa Arta Duka dhe Dritan Hasani janë komanduar.
“Problemi jo vetëm i Gjykatës Korçë, por i gjithë sistemit, është se ka mangësi për sa i përket gjykatave të apeleve me mungesë të gjyqtarëve. Kjo është aq problematike si situatë sa që nuk ka më gjyqtarë të apeleve për të komanduar në gjykim nga një rreth në një rreth tjetër,” – u shpreh Esmerald Xhafa.
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka nxjerrë udhëzim me të cilin ka nisur komandimin e gjyqtarëve të cilët gjykojnë në rrethe, mirëpo sipas avokatit Xhafa ky komandim është “i paligjshëm” pasi ka ndryshim në kritere të gjykimit mes shkallëve të para dhe atyre të apeleve, “qoftë nga përvoja po ashtu edhe nga përgatitja”.
“Emërimi i tillë mund të bëjë të pavlefshëm ose të diskutueshëm vendimet e gjykatës, situata mund të ndryshojë me ndryshimet e kritereve në konkurrim dhe jo duke gjetur zgjidhje të momentit duke komanduar gjyqtarë të shkallëve më të ulëta në gjykata më të larta,” – shtoi avokati Xhafa.
Në intervistën e tij për gazetarin e Euronews Albania Xhensil Shkëmbi, Xhafa tha se katër vite pas nisjes së reformës në drejtësi po haset vështirësi domethënëse në marrjen e drejtësisë nga qytetarët.
Xhafa e konsideroi si aplikim të gabuar reformën në tërësi, pasi ajo ka lënë jo-funksionale Gjykatën Kushtetuese dhe po kështu ka penguar funksionimin e plotë të gjykatave të tjera, siç është edhe Gjykata e Apelit Korçë.
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut