Personat me aftësi të kufizuar, Basha: Prej gjashtë javësh kemi shpalosur planin për ndihmë

14 Nëntor 2020 | 14:14

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua të shtunën me përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara, dhe dëgjoi prej tyre problematikat me te cilat përballen në kushtet e pandemisë së COVID-19.

“Përveçse jemi të sëmurë dhe e kemi plus tani edhe pandemia na është bërë dyfish edhe e kemi dopjo ngarkesë, stresi, të gjitha. Por këto kanë ardhur edhe nga problemet ekonomike. Ajo paketa që ngritët dhe që ia propozuat qeverisë, për ne ishte diçka shumë e mirë sepse do të ndihmonte sadopak, ta ulte domethënë nivelin e padëshiruar të gjendjes ekonomike sidomos të aftësisë së kufizuar. Shoqata jonë ka 73 mijë invalidë pune për të cilët jam plotësisht dakord dhe nuk dua ti përsëris ato fjalë që tha profesor Sinani [Tafaj]. Në tetor të 2018-ës na u premtua tek Komisioni dhe nuk na u dha ndërsa tani në Shkurt i bam një ftesë Ministres, na priti , na premtoi edhe për 500 lekëshin , na premtoi edhe për 1 mijë lekëshin e asistencës sociale për të cilat tani në datë 22 tetor kemi qenë edhe në Komisionet e Ekonomisë online edhe përsëri jemi zero” – u shpreh Mark Zefi nga Shoqata e Invalidëve të Punës.

Basha deklaroi se prej disa javësh PD ka shpalosur një plan qeverisë ku përfshihen edhe personat me aftësi të kufizuara.

“Prej më shumë se gjashtë javësh kemi shpalosur me shkrim për pensionistët por edhe për personat me aftësi të kufizuar: Dyfishimi i paketës higjeno-sanitare, në veçanti për t’iu përgjigjur nevojave të shtuara financiare për të përballuar pandeminë, pagesat shtesë pra në këtë drejtim, paketën e ndihmës ekonomike. rimbursimi i plotë i barnave për të gjithë ata mes jush dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që janë në procesin e kurimit ambulator,” – tha Basha.

Kryedemokrati iu premtoi përfaqësues të shoqatave të personave me aftësi të kufizuara se kur PD të vijë në pushtet do të hetojë për përdorimin e fondeve për ketë kategori.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026