Ish-trajneri i kombëtares, Roland Avrami i shtruar në spital: Asnjëherë se kisha menduar

15 Nëntor 2020 | 15:18

Shqipëri, ndryshe nga vala e parë e COVID-19 e cila nuk e prekur edhe aq shumë, valën e dytë po njeh një rritje të ndjeshme të të prekurve por edhe të viktimave.

Infektimit nga coronavirus nuk i kanë shpëtuar as sportistët duke treguar se virusi është një sëmundje shumë tinëzare dhe me të nuk mund të bëhet shaka.

Një ndër 190 pacientët e shtruar në spitalin covid-2 “Shefqet Ndroqi” është edhe ish-trajneri i kombëtares së basketbollit për meshkuj dhe i Tiranës, Roland Avrami.

Infektimin me covid, ish-sportisti i njohur thotë se edhe e kishte menduar, por jo shtrimin spital.

Z. Avrami duke folur për Euronews Albania nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ai bën apel që të tregohet kujdes pasi mjafton frekuentimi i bareve dhe lokaleve pa maska dhe rreziku për t’u prekur rritet ndjeshëm.

Për gjendjen e tij shëndetësore, ish-trajneri i kombëtares në basketboll shprehet optimist pasi është në përmirësim.

“Asnjëherë se kisha menduar, unë madje rri gjithë ditën në kafe, tako njerëz hyjnë e dalin pa maska pa gjë, sesi erdhi nuk e mora vesh, paska qenë për t’u kaluar. Kam komunikuar me familjarët, jam në përmirësim siç thonë mjekët, po është vetëm fillimi”, tregon ai.

 

Lexoni gjithashtu:

Euronews Albania brenda spitalit COVID-2, pas 3 vetëvrasjesh mungojnë ende psikologët

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026