Rriten me 4,4% rastet me tuberkuloz, 292 të infektuar në vitin 2022

27 Mars 2023 | 15:37

Rastet me tuberkuloz kanë ardhur në rritje vitin e fundit. Sipas mjekeve pneumolog, Tirana është qyteti me numrin më të lartë të sëmurëve e pasuar nga Dibra dhe Shkodra.

“Për vitin 2022 janë  292 raste të reja, që I bie 10,5 raste të reja për 100 mijë banorë krahasuar me një vit përpara vihet re një rritje, 4,4% e këtyre rasteve.  Peshën më të madhe e zë popullata aktive, që është nga 15 deri në 45, mosha 20-25 ka pjesën më të madhe të këtyre rasteve. Në spital kemi 4 raste, 2 moshë e re dhe 2 mbi 60 vjeç”,-tha Irma Tashi, pneumologe.

Mjekët mendojnë se faktor risku mund të jetë mënyra e jetesës, sjellja në komunitete të mëdha siç janë shkollat, fasoneritë apo lokalet që frekuentohen në masë nga rinia. Por kur duhet të dyshojmë se jemi prekur nga tuberkulozi?

“Një tuberkuloz është një klinikë më e zgjatur, në qoftë se vazhdon një temperaturë mbi 3 javë, kollë, rënie në peshë dhe mungesë oreksi, duhet të lidheni me mjekun e familjes”,-tha tha Irma Tashi, pneumologe.

Për Organizatën Botërore të Shëndetësisë tuberkulozi mbetet një nga vrasësit më të mëdhenj infektivë në botë, duke shkaktuar 1.6 milionë vdekje çdo vit dhe duke prekur miliona të tjerë.

2022 ka shënuar për herë të parë në gati dy dekada, rritje të numrit të njerëzve që sëmuren me Tuberkuloz dhe rezistente ndaj ilaçeve, së bashku me një rritje të vdekjeve. Obejktivi i OBSh është ti jap fund kësaj sëmundje deri në 2030.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026