Në Gjermani 300,000 fëmijë të izoluar prej COVID-19 në shkolla
Prej më shumë se një javë, nxënësit e shkollave të mesme në Francë kërkojnë që shkollat të mbyllen për shkak të situatës nga COVID-19.
Ndonëse vendi ndodhet në shtetrrethim autoritetet vendosën që shkollat të vijonin aktivitetin tyre. Në kushte të tilla testet të shpejta COVID-19 do të dërgohen në shkollat franceze.
Rreth një milion teste do të aplikohen në shkolla duke nisur nga kjo javë. Fillimisht në testime do të përfshihen mësuesit dhe stafi administrative. Shqetësimet janë shtuar mes nxënësve pasi ata shpesh janë asimptomatikë dhe përhapin virusin pa e ditur atë. Por, për momentin, nuk ka plane për të shtrirë këto teste tek nxënësit, për të cilët do të kërkohej leja e prindërve.
Sindikatat e mësuesve ndërkohë ankohen se studentët nuk kanë lavamanë të mjaftueshëm për të larë duart, se mbajtja e maskës është një masë joefektive për nxënësit e shkollës fillore dhe nevojitën më shumë mësues zëvendësues për të mbuluar klasat nëse mësuesit preken me COVID.
Në Liverpul ushtria po ndihmon në kryerjen e testimeve masive te nxënësit e shkollave të mesme. Nëse prindërit japin pëlqimin, nxënësit mbi 11 vjeç do të testohen dy herë gjatë një periudhe 10 ditore si pjesë e provës së parë të testimit masiv të COVID në Mbretërinë e Bashkuar.
Edhe në Gjermani për shkak të situatës së rënduar do të merren më shumë masa duke e bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në shkolla. Federata e mësuesve gjermanë vlerëson se ka më shumë se 300,000 fëmijë të moshës shkollore në Gjermani aktualisht në karantinë në shtëpi për shkak të COVID-19. Disa Lande po konsiderojnë zgjatjen e pushimeve dimërore.
Sipas studimeve aktuale, në krahasim me muajt më parë, rreth gjashtë herë më shumë fëmijë janë infektuar.
Për shkak të situatës, edhe autoritetet në Austri dhe Greqi gjatë fundjavës vendosën që shkollat dhe çerdhet të mbyllen, të vetmet që qëndronin hapur pasi mësimi në shkollat e mesme, prej kohësh zhvillohet online.
Lexoni gjithashtu:
KUBI: Vijojnë kërkimet për vaksinën anti-COVID
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit