Izraeli në krizë të thellë, Netanyahut tërhiqet nga reforma në drejtësi

28 Mars 2023 | 16:35

Demonstratat në Izrael vazhduan gjatë natës, duke pasuar një ditë të paprecedent grevash kombëtare, që paralizuan vendin dhe nxitën kryeministrin Netanyahu të pezullonte planin për reformimin e drejtësisë.

Java e protestave e ka futur vendin në krizën më të rëndë të brendshme ndër vite. Më herët, kryeministri Netanyahu njoftoi kombin se po e pezullonte planin e tij.

 “Për shkak të përgjegjësisë kombëtare dhe vullnetit për të shmangur përplasjen mes njerëzve, vendosa të pezulloj vijimin e diskutimeve në këtë legjislaturë, për të gjetur kohën dhe një konsensus më të gjerë për ta kaluar ligjin gjatë legjislaturës së ardhshme”,-tha Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit.

Plani për t’iu mbivendosur gjykatave i jep qeverisë së Netanyahut më shumë pushtet në zgjedhjen e gjyqtarëve, përfshirë ata që po drejtojnë çështjet ku ai akuzohet për korrupsion.

Ai ka vënë përballë hebrenjtë laikë dhe liberalë kundër atyre të së djathtës ekstreme dhe konservatorëve, duke ngritur alarmin për një luftë civile. Për këtë arsye, Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur vendimin e Netanyahut.

 “Ne e mirëpresim këtë njoftim, si një shans për të siguruar kohë shtesë dhe hapësirë për kompromis”, -tha Karine Jean Pierre, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.

Por pasi Netanyahu njoftoi se po e shtynte reformën e tij të kontestuar, protestues pro dhe kundër qeverisë izraelite u përballën në Tel Avviv. Pavarësisht lëshimeve të Netanyahut, liderët e protestuesve bënë thirrje që manifestimet të vazhdojnë derisa reforma të anulohet tërësisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zyrtarët e lartë izraelitë dhe libanezë mohojnë se Izraeli është tërhequr nga një pjesë e Libanit jugor

Zyrtarë të lartë izraelitë dhe libanezë mohuan të enjten se kishte pasur ndonjë tërheqje izraelite nga jugu i Libanit të pushtuar, pasi një zyrtar amerikan...
11:37 | 25/06/2026

Iraku paralajmëron se do të largohet nga OPEC nëse nuk rritet kuota e prodhimit të naftës

Iraku mund të rishqyrtojë anëtarësimin e tij në Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC, nëse grupi prodhues nuk rrit kuotën e prodhimit të naftës...
11:24 | 25/06/2026

250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer

Presidenti Donald Trump hapi një festë 16-ditore të 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara me një tubim politik të mërkurën, fillimi i festimeve të formësuara nga...
10:51 | 25/06/2026