E trishtë| Shqiptari shpëton fëmijën nga mbytja, vetë e marrin rrymat dhe humb jetën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku një emigrant shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në përpjekje për të shpëtuar një fëmijë të mitur nga mbytja.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur mëngjesin e të dielës, ndërkohë që viktima është identifikuar si Adem Qorri, nga Drenasi i Kosovës.
Familjarët e Qorrit kanë zbuluar për Indeksonline dhe dinamikën e ngjarjes, ku thanë se i afërmi i tyre u sakrifikua për të shpëtuar jetën e shokut të djalit të tij 10-vjeçar.
Ata pohuan se mëngjesin e të dielës i ndjeri së bashku me ekipin e futbollit amerikan ku stërvitej i biri 10-vjeç, ishin nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren.
Si pasojë e rrymave djali i viktimës së bashku me një shok patën vështirësi dhe rrezikuan mbytjen.
Djali i viktimës u shpëtua nga trajneri. Qorri shpëtoi shokun e të birit por vetë nuk mundi dot të dilte për shkak të rrymave të forta.
“Ata kanë shkuar në plazh për të festuar me ekipin, djali i tij së bashku më një shok kanë qëlluar në ujë kur edhe rryma e ujit është aktivizuar. Djalin e tij e ka shpëtuar trajneri i ekipit, ndërsa Ademi ka hy ta shpëtojë shokin e të birit. Atë e ka shpëtuar, por vetë nuk ka pas mundësi të dali pasi rryma e ujit e fuqishme nuk e ka lejuar”, kanë deklaruar familjarët e të ndjerit.
LEXO GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’