“S’ka garë në Tiranë”, gazetari: Alibeaj zgjodhi Bejkon për fushatë kundër Berishës
Gazetari Flogert Muça tha se në Tiranë nuk ka garë pasi sipas tij Erjon Veliaj e ka të sigurt fitoren dhe se detyrimi i tij ëhstë të ketë mbi 30 mijë vota se kundërshtari i tij Belind Këlliçi.
I ftuar në Euronews Albania, gazetari Muça tha se nga ana tjetëe Enkelejd Alibeaj po e përdor fushatën zgjedhore si fushatë kundër Berishës, ndaj ka zgjedhur si kandidat Roland Bejkon.
“Kjo lëvizje e Alibeaj është, jo për garë, se garë në Tiranë nuk ka, këtë e dinë dhe fëmijët në djep. Ka mbaruar gara. Ajo që po bën Alibeaj është se duke nxjerrë një luftëtarë të mëndësisë së Sali Berishës po i tregon me të tijën shqiptarëve që ne Partia Demokratike kemi këtë qendrim, pra është më shumë një fushatë simbolike kundër Sali Berishës, për të thënë që ne jemi distancuar një herë e mirë nga kjo mëndësi.
Pra është përfaqësues i një mëndësie Roland Bejko, nuk është kandidati më i mirë se si kandidat më i mirë do të ishte Delfinja Tabaku që zgjodhi të shkonte me doktorin dhe e braktisi Partinë Demokratike. Duke nxjerrë një nga pinjollët e luftës së mëndësisë anti-Berisha, në kuptimin e rikthimit të autokracisë, kanë zgjehdur Bejkon. Mund të zgjidhej ose Bejko, ose Haklaj, ose Alibeaj, sepse të tjerët janë nën sqetullën e doktorit.
Në Tiranë nuk bëhet fjalë për fitore, por për thellësinë e saj. Nëse Veliaj fiton me mbi 5000 vota nesër kudnër Këlliçit është humbje spektakolare e Veliajt, ai e ka detyrimin 30.000 e lartë. Tani këtu vetëm po ndodhi hataja. Pas tramit të Bashës tani do votojmë falas me transportin e Këlliçit”, -tha Flogert Muça.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta