Kosova kërkon fitoren, dardanët presin në shtëpi Andorrën
Kosova kërkon fitoren në ndeshjen e dytë të grupit, teksa në 20:45 pret në shtëpi Andorrën. Dardanët u kanë dhënë fund përgatitjeve, ndërsa synimi i vetëm mbetet fitimi i 3 pikëve, teksa në ndeshjen e parë barazoi ndaj Izraelit.
Grupi do të jetë i plotë, ndërsa nuk priten shumë ndryshime në krahasim me 11-shen e përzgjedhur nga Giresse në ndeshjen e parë.
Në grupin I, Zvicra kryesuese do të përballet me Izraelin, ndeshje që pritet me shumë interes. Helvetët fituan në transfertë ndaj Bjellorusisë me rezultatin e thellë 0-5, ndërsa njëri prej golave u shënua nga kapiteni i Arsenalit Granit Xhaka.
Një nga sfidat kryesore të mbrëmjes është dhe ajo mes Turqisë dhe Kroacisë, grup në të cilin të dyja skuadrat janë favorite për të mbërritur në Europianin e vitit të ardhshëm që mbahet në Gjermani.
Në grupin A dy ekipet që kanë aktualisht nga 3 pikë ndeshen me njëra-tjetrën, ku Skocia pret në shtëpi Spanjën. Në të njëjtin grup, Norvegjia do të kërkojë fitoren ndaj Gjeorgjisë. 2 përballjet e tjera që zhvillohen sonte janë Uells-Letoni dhe Rumani-Bjellorusi.
LEXONI GJITHASHTU
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë