Britania e Madhe “zgjidh qesen”, 4 mld sterlina për shqiptarët: Si do të shpenzohen
Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin Alastair King-Smith tha në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania se vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Britani çoi përpara çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me emigracionit dhe krimit të organizuar.
Ai u shpreh se Britania e Madhe ka njoftuar dyfishimin e fondit të eksporteve financiare britanike nga 2 miliardë sterlina në 4 miliardë.
“Sapo jam kthyer nga Londra, me shoqërimin për vizitën zyrtare të Kryeministrit, një vizitë historike që një udhëheqës shqiptar kryen në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ishte i ftuar zyrtarisht nga qeveria britanike. Kjo vjen si rrjedhojë e marrëveshjes që të dy kryeministrat nënshkruan dhjetorin e kaluar dhe komunikatën e përbashkët. Kryeministri arriti të bënte progres dhe kemi bërë përpara në çështjet e emigracionit dhe krimit të organizuar. Por kryeministri ynë ishte shumë i qartë jo vetëm për temën e kufirit por edhe për tema të tjera si ajo ekonomike. Ne njoftuam për dyfishimin e fondit të eksporteve financiare britanike nga 2 miliardë sterlina në 4 miliardë si dhe mundësitë për investimet britanike për tema të tjera si arsimi dhe prosperiteti”, u shpreh ambasadori.
LEXONI GJITHASHTU:
Syzet e Macron bëhen kryefjalë në takimin me Sulltanin e Omanit (VIDEO)
Martohet “Vajza më e bukur në botë”, kurorëzon në Paris dashurinë me biznesmenin (FOTO)
Momenti kur arrestohen dy të dyshuarit për masakrën me 6 të vrarë në Gjermani (VIDEO)
- 18:43 Zyrtari i lartë libanez kritikon marrëveshjen e ndërmjetësuar me Izraelin
- 18:41 Syzet e Macron bëhen kryefjalë në takimin me Sulltanin e Omanit (VIDEO)
- 18:31 ‘Oli dhe Benxhi’ e parashikuan? Historia e veçantë që e bën Brazil-Japoni më shumë se një ndeshje Botërori
- 18:28 Polonia dëbon 11 persona, të dyshuar për rekrutimin e ukrainasve për të demonstruar kundër qeverisë së Kievit
- 18:25 Turqia kërkon heqjen e kufizimeve në tregtinë e armëve
- 18:20 Martohet “Vajza më e bukur në botë”, kurorëzon në Paris dashurinë me biznesmenin (FOTO)