Momenti kur arrestohen dy të dyshuarit për masakrën me 6 të vrarë në Gjermani (VIDEO)

29 Qershor 2026 | 18:05

Dy të dyshuarit për vrasjen e gjashtë personave në Stade, në Gjermaninë veriore, janë neutralizuar dhe arrestuar nga policia, ndërsa momenti i ndërhyrjes është kapur nga një dëshmitar okular.

Siç shihet në pamjet e publikuara nga “Bild”, automjeti me të dyshuarit po lëvizte me shpejtësi të lartë në rrugë, kur drejtuesi i mjetit kuptoi se ishte bllokuar me një postbllok policie dhe nuk kishte rrugëdalje.

Ai ndaloi automjetin dhe menjëherë forca të armatosura policie iu afruan, duke u kërkuar të dyshuarve të zbresin nga makina. Sapo dolën, ata u shtrinë përtokë dhe u arrestuan.

Sipas policisë, gjashtë persona janë vrarë nga të shtënat me armë në një “strehimore për nëna dhe fëmijë” në Stade. Pesë viktimat e para—katër gra dhe një burrë—kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa një tjetër person ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Disa persona të tjerë mbeten të plagosur rëndë dhe ndodhen në gjendje kritike, çka lë të hapur mundësinë për rritjen e numrit të viktimave.

Autoritetet fillimisht arrestuan dy persona, njëri prej të cilëve dyshohet si autori i sulmit, sipas një zëdhënësi të policisë për BBC-në. Më pas u raportua për tre arrestime, ndërsa përfshirja e personit të tretë vijon të hetohet, sipas policisë dhe mediave gjermane.

Sipas transmetuesit publik gjerman ZDF, të shtënat kanë ndodhur pranë një kopshti fëmijësh, ku në momentin e ngjarjes disa fëmijë ndodheshin jashtë ndërtesës, pasi kishin përfunduar mësimin dhe po merreshin nga prindërit.

Sipas raportimeve të “SPIEGEL”, ngjarja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një “krimi pasioni” dhe mosmarrëveshjesh personale mes të dyshuarve dhe një qendre për të mitur. Deri tani, nuk raportohet për motiv politik apo ekstremist.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026