Ministria e Mbrojtjes dhe INSTAT “paguajnë” naftëtarët dhe të sëmurët me Covid-19
Është miratuar me 84 vota pro, 14 kundër dhe një abstenim buxheti i vitit 2021. I konsideruar si buxheti i rimëkëmbjes, me 5 shtylla kryesore, infrastruktura, rindërtimi, shëndetësia, arsimi e bujqësia. Në parlament shifrat e buxhetit kaluan pa debate, ndërsa deputetët ngritën kartonët edhe për disa ndryshime të javës së fundit, përfshire bonusin e naftëtarëve dhe rimbursimin e barnave anti-Covid.
580 milionë lekë do të shkojnë në formën e bonusit për 870 naftëtarët e Ballshit, pas ofertës që lëshoi qeveria në pamundësi për të dhënë zgjidhje për pagat e prapambetura. Naftëtarët dolën të kënaqur me bonusin, i cili do të ndahet për 12 muaj si pagë neto 40 mijë lekë për secilin punonjës.
Shëndetësia, si një ndër prioritetet kryesore të buxhetit për vitin e ardhshëm, do të rritet me 23.3 për qind, ndërsa risi e javës së fundit ishte edhe kurimi falas, për popullatën që do të preket nga Covid-19. Për rimbursimin e barnave shteti do të paguajë 1.2 miliardë lekë.
Por nga do të sigurohen paratë për këto kategori dhe për ndryshime të tjera, të miratuara tashmë ku rritja e totalit të shpenzimeve mbërrin në 5.3 mld lekë. Në dokumentin e siguruar nga Euronews Albania janë 4 zëra kryesorë, nga do të hiqen paratë. Së pari, do të merren 310 milionë lekë nga INSTAT, të cilat ishin planifikuar për censusin e popullsisë, i shtyrë ky për në vitin 2022.
Reduktimi me 310 milionë lekë i shpenzimeve të parashikuara për censusin e popullsisë dhe banesave, i cili do të zbatohet në vitin 2022. Po kaq lekë do të merren edhe nga Ministria e Mbrojtjes, nga investimet në këtë dikaster dhe pjesa tjetër parashikohet të merret nga të ardhurat tatimore që do të gjenerohen nga TVSH.
Të ardhurat totale parashikohen të rriten 10.6 %, ndërsa shpenzimet publike për vitin 2021 janë planifikuar në 587.6 miliardë lekë ose 34.9% e PBB.
Lexoni gjithashtu:
Arrihet dakordësia, qeveria u garanton naftëtarëve një vit paga prej 40 mijë lekësh
Buxheti 2021, eksperti i ekonomisë: E pamundur të realizohet, pas zgjedhjeve do të ketë ndryshime
Mbyllën grevën, qeveria jep 560 mln lekë për naftëtarët e Ballshit
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq