Tetë viktima nga COVID-19 në Shqipëri, rekord infektimesh dhe të shëruarish

16 Nëntor 2020 | 15:47

Tetë pacientë me COVID-19 humbën jetën 24 orët e fundit në Shqipëri ndërsa u regjistrua dita me më shumë raste infektimesh, por edhe shërimesh.

Sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, viktimat ishin të moshave 48, 60, 60, 63, 71, 71, 74, 85 vjeç nga Tirana, Durrësi, Gramshi, Kurbini dhe Mirdita.

Pas 2,241 testesh të kryera – në laboratorët publikë dhe privatë, 155 prej së cilave për depistim, – rezultuan të infektuar një numër rekord prej 602 personash, duke e çuar totalin në 28,432 raste që prej muajit mars kur u pikasën të infektuarit e parë.

Ndërkohë si asnjëherë tjetër u raportuan të shëruar 564 qytetarë duke e çuar numrin total të atyre që e kanë mposhtur virusin në 13,453 persona (47.3%).

Sidoqoftë situata mbetet shqetësuese pasi numri i rasteve aktive vijon të rritet dhe të jetë më shumë se të shëruarit.

Aktualisht janë 14,348 persona (50.5%) mbartës të virusit, 406 prej të cilëve (2.82% e rasteve aktive) janë të shtruar në spital – 14 në terapi intensive, 3 të intubuar.

Prej muajit mars, autoritetet kanë kryer rreth 158 mijë teste ndërsa Tirana (6,890 raste), Durrësi (1,164 raste) dhe Fieri (1,122 raste) mbeten qarqet me situatën më të rënduar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026