Mjekja e familjes tregon dy shenjat kryesore të COVID: Mos u trajtoni në shtëpi
Ornela Çela, mjeke e familjes, thotë se personat që konstatojnë se janë infektuar me COVID-19 nuk duhet të nisin menjëherë trajtimin me antibiotikë. Ajo thotë se, mjekët e familjes ofrojnë trajtim zëvendësues dhe mbështetës në farësi të formës që pacienti po kalon.
Nga ana tjetër znj. Çela thotë se konstaton se shumë persona kanë nisur që të kujdesen me vitamina C dhe D për të mos u prekur nga COVID-19, por kjo gjë nuk cilësohet shumë efektive.
“Kur vijnë thonë që kemi një muaj që konsumojmë vitamina C dhe D. Kur pacienti ka mungesë të vitaminës D, kalon një formë më të rëndë të COVID-19. Unë mendoj që në momentin që pacient nuk ka një ulçer stomaku, në doza të vogla nuk ka ndonjë problem nëse i merr”, tha mjekja.
Sipas znj. Çela vihet re një fenomen ku shumë persona edhe pse shfaqin simptoma nuk paraqiten te mjeku dhe e bëjnë këtë vetëm kur situata rëndohet.
“Pacientët janë të rënduar nga ana psikologjike. E lënë veten deri në një pikë që bëhen për trajtim spitalor vetëm për të mos pranuar se janë të infektuar. Kanë frikë dhe ankth sepse covid-19 është provuar që jep pasoja psikologjike, ankth dhe pagjumësi”, tha ajo.
Lidhur me trajtimin me oksigjen që shumë persona e kryejnë në kushtet e shtëpisë nga frika që kanë të shtrohen në spital, mjekja tha se ky është një mjekim i gabuar.
“Nuk duhet të trajtohen me oksigjen në shtëpi pasi nëse oksigjeni bie nën 93 është për shtrim në spital. Nuk të zgjidh punë vetëm oksigjeni, duhen kontrolluar dhe kushte të tjera”, përfundoi znj. Çela.
Sa i takon dy shenjave kryesore që një person i infektuar me COVID-19, mjekja veçoi temperaturën që zgjat më shumë se 7 ditë dhe e shoqëruar me kollë të thatë që mund të nisë brenda kësaj periudhe.
Ndiqni intervistën e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur