Kancelarja Merkel: Kufizimet sociale kanë thyer rritjen eksponenciale të rasteve

16 Nëntor 2020 | 19:35

Mbyllja e pjesshme në Gjermani ia ka dalë të thyejë rritjen eksponenciale të infeksioneve të reja, megjithatë shifrat duhet të vazhdojnë të bien, kjo ka qenë deklarata e kancelares gjermane Angela Merkel të hënën.

“Kufizimet aktuale nuk e kanë përmbysur ende trendin por kemi thyer dinamikën e infeksioneve të reja”, tha ajo para gazetarëve. “Kufizimi i kontakteve është formula e suksesit ndaj duhet ta bëjmë më shumë këtë gjë”.

Shtyhet vendimi për masa më të forta në shkolla

Qeveria federale tha se ka vendosur të shtyjë vendimin për të marrë masa më të ashpra në shkolla, duke përfshirë reduktimin e nxënësve të pranishëm dhe mbajtjen e detyrueshme të maskës.

Por, qeveria federale tashmë po pres propozimet e 16 landeve gjermane për të reduktuar rastet nëpër shkolla.

Gjermania vendosi më herët gjatë muajit një “lockdown” të lehtë për të përballuar valën e dytë që ka përfshirë Europën. Baren dhe restorantet janë mbyllur, por shkollat dhe dyqanet vazhdojnë të jenë të hapura.

Nën masat e reja, qytetarëve i është kërkuar të shmangin festat private dhe grumbullimet në publik me persona që nuk janë të së njëjtës familje.

“Shifrat po stabilizohen por me shumë ngadalësi”, është shprehur Merkel gjatë një mbledhje me anëtarët e partisë së saj.

 

Lexoni gjithashtu

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026