“Tërheqja e kandidatëve të Alibeaj”, analisti: Dështim, ishin të papërgatitur
Analisti Aleksandër Çipa i ftuar në Euronews Albania komentoi mbi ngjarjet e fundit të Partisë Demokratike të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, ku disa kandidatë janë tërhequr nga zgjedhjet e 14 majit.
Ai tha se Partia Demokratike zyrtare nuk e ka ruajtur kapacitetin e saj dhe ka qenë e papërgatitur për t’u futur në zgjedhjet e 14 majit, por po ashtu kjo tërheqje e kandidatëve mund të vijë edhe si pasojë e presionit të bërë nga Partia Demokratike e rithemelimit.
“Tërheqja e kandidatëve të Alibeaj duhet pranuar si një lloj dështimi, sepse Partia Demokratike zyrtare nuk ka ruajtur kapacitetet e mjaftueshme për të qenë e përgatitur për atë që konsiderohet përballja elektorale e 14 majit. Arsyet se pse nuk ka qenë e përgatitur janë të lidhura jo vetëm me shkakun apo justifikimin zyrtar, por më së shumti për shpërbërjen e strukturave dhe të atyre strukturave organizative përgatisin një proces zgjedhor.
Aspekti tjetër ka të bëjë me mungesën e një administrate dhe strukture administrative të vetë partisë, ndara midis foltores apo rithemelimit ndaj partisë zyrtare ka qenë thelbësore dhe kjo ndarje ka shpërbërë struktura tradicionale të partisë por edhe atë që mund ta konsiderojmë ndasinë e brendshme në raport me grupet e interesit.
E treta nuk e përjashtoj mundësinë e një presioni që buron nga shumica reale e Partisë Demokratike e cila është e përfaqësuar nga rithemelimi, ndaj pjesës së mbetur te partia zyrtare”,-tha Aleksandër Çipa.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 16:50 Sondazhi! Netanyahu rrezikon pushtetin, 60 % nuk e duan
- 16:22 Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit
- 15:55 Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit