Transport publik falas? Soko: Dua të shoh dokumentet, si e llogarit Këlliçi

29 Mars 2023 | 18:22

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko thotë se premtimi i kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi për transport publik falas, ka një faturë financiare.

Në një intervistë për Euronews Albania, Soko u shpreh se do donte që të shikonte dokumentet, sesi Këlliçi dhe stafi i tij e kanë llogaritur diçka të tillë.

“Premtimi i zotit Këlliçi ka një faturë financiare. Unë tani po flas në petkun e këshilltarit bashkiak, por e marrim të mirëqenë dhe një propozim që vjen nga kryetari i bashkisë. Unë, përpara se të jap një vendim, dua të shikoj matematikën nga mbrapa. Kostot e operimit të transportit publik në këtë formë siç është, është 36 milionë euro.

Sot që flasim, kostoja mujore e kompanive që realizojnë ndërqytetas dhe rrethqytetas në Bashkinë e Tiranës, shkon diku te 3 milionë euro në muaj. Në vit, diku te 36 milionë euro. Si do shkojmë te shifra e 18 milionë eurove që thotë zoti Këlliçi? Dua të shoh letrat”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023